Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Vlorë. Një punonjës policie ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në rrugën që lidh autostradën me rrugën Transballkanike.
Punonjësi i policisë që ka humbur jetën është Nuri Malaj. Viktima sipas raportimeve ndodhet ende i bllokuar në makinë.





