Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë orëve të natës në Pisa të Italisë.
Sipas mediave fqinje, viktima është Sokol Balliu, i cili humbi kontrollin e automjetit tip “Ford” dhe u përplas me një pemë rreth orës 03:00 të mëngjesit duke vdekur në vend.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit, i cili ishte bllokuar brenda mjetit.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





