Një aksident rrugor natën e shkuar në Puegnago del Garda në Itali, i ka marrë jetën një shqiptareje.

Viktima është Elvira Hoxha, 40 vjeçe, nëna e 5 fëmijëve.

Shqiptarja po ecte në një rrugë të pandriçuar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së shkuar, kur është përplasur nga një “Ford Focus” e ardhur në drejtim të kundërt.

Përplasja ka qenë aq e fortë, sa edhe makina ka pësuar dëmtime, shkruajnë mediet italiane.

Drejtuesi i mjetit iku menjëherë pas aksidentit dhe u ndalua 4 orë më vonë. Ai është një 43-vjeçar nga Puegnago.