Një punonjës i policisë së Durrësit është aksidentuar mbrëmjen e sotme teksa po kalonte vijat e bardha para drejtorisë së policisë së qytetit.

Siç duket edhe në foton e siguruar nga “DurrësLajm“, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, për të transportuar policin drejt spitalit të Durrësit.

Deri tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit, ndërkohë priten informacione të tjera në vijim.