Itali, 25 korrik 2014 – Emigranti shqiptar, Demir Tafaj, 66 vjeç, ndërsa po ngiste makinën e vet Fiat Punto u përplas me një makinë tip Honda me dy pasagjerë në të. Aksidenti ndodhi në rajonin e Rexhio Kalabrisë afër qytetit të Banjolos (Bagnolo).

Fiati i Demirit goditi mbrojtëset anësore të rrugës. Nga shpejtësia e madhe makina i theu mbrojtëset anësore duke përfunduar e përmbysur në kanal.

Automjeti tjetër nuk doli nga rruga, ndërsa dy personat në të morën vetëm plagë të lehta.

Demiri pësoi plagë të rënda nga aksidenti dhe sipas mjekwve gjendja e tij paraqitet e rëndë. 66 vjeçari Tafaj është shtruar në repartin e reaminacionit të Spitalit “Santa Maria Nuova” të qytetit të Rexhios (Reggio).

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/