Një person është plagosur si pasojë e një aksident të ndodhur para pak minutash në aksin Peqin-Elbasan në vendin e njohur si Bishqem.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një çiklomotor, drejtuesi i të cilit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

I plagosuri është transportuar në kirurgjikun e Elbasanit.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.