Një 31-vjeçar shqiptar me iniciale L.H. është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Arzignanos në Itali.
Ai po drejtonte një SUV BMW, kur humbi kontrollin e automjetit dhe u rrëzua në të djathtë duke u përplasur me dy pemë, një shtyllë ndriçimi dhe ra në sheshin e një fabrike.
Shqiptari mbeti i plagosur rëndë, ndërsa forcat zjarrfikëse e nxorën nga automjeti i përmbysur. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe u dërgua me ambulancë në spital.
Pritet rezultati i analizave mbi gjendjen e shoferit i cili mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose drogës.





