Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Melendugno të Leçes në Itali, e për pasojë një 31 vjeçar shqiptar është në gjendje kritike për jetën.
Shqiptari me iniciale P.S po drejtonte një motoçikletë tip Yamaha në momentin, kur u përplas me një makinë Citroen.
Makina drejtohej nga një 21 vjeçare italiane.
Shqiptari u përplas dhunshëm në asfaltin e një kryqëzimi, duke përfunduar në reanimacion, në gjendje të rëndë.
Sipas mjekëve, ka qenë kokorja që i ka shpëtuar jetën shqiptarit, megjithëse ata tregohen të rezervuar për gjendjen e tij shëndetësore.





