Vëllai i këngëtarit Arkimed Lushaj i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi, ka pësuar një aksident të rëndë. Ai ndodhet në rrezik për jetën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stresi në rrjetet sociale, i cili në këtë shkrim prekës thotë se uronte me gjithë shpirt që të ndodhej ai në vend të vëllait.
“Do doja me gjithë shpirt, me gjak, me gjithçka çfarë kam të isha unë i aksidentuar në vendin tënd, sepse gjithmonë te njerëzit e mirë ndodhin të tilla raste. Unë dhe familja, shoqëria, koleget e tu të punës po presim që ti ta hedhesh këtë tragjedi. Vëllai im i shtrenjtë Reneo Lushaj. Të gjithë lutemi për ty sonte. Allahu do të ndriçojë rrugën tënde dhe do bohesh mirë”, shkruan Stresi.