Një aksident ndodhi pasditen e sotme përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër – Sarandë, teksa fillimisht u fol se eskorta që shoqëronte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është aksidentuar në Qafën e Muzinës në aksin Gjirokastër-Sarandë.

Sipas burimeve policore, në aksident është përfshirë një makinë policie, e cila drejtohej nga shefi i Qarkullimit të Gjirokastrës, Blerim Përbati. Raportohet se ai fillimisht u dërgua në spital me disa dëmtime të lehta, por pas mjekimit ka lënë ambientet spitalore

Pak pas aksidentit në atë zonë kaloi eskorta e ministrit Tahiri, i cili udhëtonte drejt Sarandës për të vizituar Panairin e Policisë.