TIRANË- Aksidentohet shefi i qarkullimit rrugor të Lezhës Marjan Laca. 38-vjecari, i cili udhëtonte i vetëm në makinë drejt kryeqytetit u aksidentua në hyrje të aeroporit të ‘Rinasit’, rreth orës 18:30 të pasditës së sotme. 

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se makina e shefit të qarkullimit rrugor, humbi kontrollin për shkak të çarjes së gomës, e cila shkaktoi daljen e makinës së tij nga rruga dhe rënien e saj në një kanal anës rrugës. 

I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve plagët e marra janë të lehta dhe nuk përbëjnë rrezik për jetën. Gjendja e tij shendetësore është e mirë.