Një 35- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shtyllë të Korçës.

Sipas policisë, shtetasi M.M, banues në fshatin Sheqeras, teksa ishte duke prerë me troko një gur, ndërsa aksidentalisht i është prerë mjeti i punës dhe e ka goditur në trup, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë grupi hetimor, po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.