Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aksident, ditën e djeshme, raportojnë mediet kosovare.

Ndërkohë, vetë Zeka ka konfirmuar aksidentin, ndërsa ka thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim. "Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë", ka thënë shkurt Zeka.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.