Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar.

Nga burimet zyrtare mësohet se më datë 29.11.2018, ra në pranga shtetasi A. S., banues në Durrës, pasi ka aksidentuar një këmbësore.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi”, Durrës, ku 41-vjeçari i arrestuar duke drejtuar motoçikletën ka përplasur këmbësoren, shtetasen F. Ç., vjeçe 17, banuese në Durrës.

Nga të njëjtat burime bëhet me dije se vajza e aksidentuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.