Një 41-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë, pasi ka aksidentuar me mjetin e tij në zonën e ish-Kënetës, një 35-vjeçar, që po lëvizte në rrugën “Juba” me motomjet.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në lagjen nr. 17, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi A. Xh., 35 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve”,- bën të ditur policia e Durrësit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





