Policia e Elbasanit ka arrestuar një 53-vjeçar të shpallur në kërkim prej gati një muaji. Sipas të dhënave nga policia, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Shkëlqim Gjata, banues në Elbasan.

Më 16 prill të këtij viti, në fshatin Selvias, 53-vjeçari duke drejtuar mjetin “Ford” me targa AA 990 GP është përplasur me një karrocë, ku ndodheshin babë e bir, V.M., 33 vjeç dhe F.M., 9 vjeç, banues në fshatin Dasar. Pas aksidentit, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.