25-vjeçarja që aksidentoi në vijat e bardha 61-vjeçaren në Rrugën e Dibrës, është vënë në pranga.

Qytetarja me inicialet E.Sh, plagosi 61-vjeçaren me inicialet Sh.B, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen: – E. Sh., 25 vjeçe, banuese në Angli, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. B., 61 vjeçe, këmbësore. 61-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;