Një aksident ka ndodhur këtë paradite pranë Institutit Bujqësor në Kamëz, ku një mjet “Range Rover” ka përplasur një kalimtar. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë në rrugë të plagosurin.
“BalkanWeb” raporton se policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta kapë atë kur ka arritur pranë Unazës së Re në kryeqytet, disa minuta më vonë. Kur është ndaluar nga policia, drejtuesi i mjetit E. Gj. ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit.
Madje, pas kontrollit të mjetit i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike. Policia e ka arrestuar në flagrancë ndërsa i aksidentuari mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.





