Një 49-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. L., 50-vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., 49 vjeç, banues në Fier pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” duke drejtuar automjetin tip “Iveco” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”,- thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





