Policia e Fushë Krujës ka vënë në pranga 50-vjeçaren me iniciale M. Gj, e cila aksidentoi me mjetin e saj G.K 50-vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari  ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor,  arrestuan në flagrancë shtetasen M. Gj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtuese shtetasen M. Gj,  është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga shtetasi G. K, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari  ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.