Policia ka bërë të mundur arrestimin e një shtetase, pasi ka përplasur me makinën e saj një 30-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases K. T., 43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen L. K., 30 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.