Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas amerikan, pasi në gjendje të dehur është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, shtetasi Q. M., 31 vjeç, 2 pasagjerë dhe 2 fëmijet e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin amerikan J. A., 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, shtetasi Q. M., 31 vjeç, 2 pasagjerë dhe 2 fëmijet e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.