Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku shtetasja me iniciale G.C, në rrugën “Martin Camaj”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale R.M., rreth 60-vjeç.

I aksidentuari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2021, në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.