Policia e Durrësit ka arrestuar sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje një këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e diel, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.

19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësoren 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.