Kapet personi i cili aksidentoi me vdekje një ditë më parë 63-vjeçarin në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe ia mbathi menjëherë nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën aty.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”





