Një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën nënës së dy fëmijëve në Tiranë, zbardhet dëshmia në polici e 20-vjeçarit Andrea Memollari.

“Nuk e di si ndodhi, pasi e godita në fillim më zuri paniku, më pas s’e di çfarë bëra. U tremba shumë dhe nuk e mendova se do t’i kaloja përsipër”,- ka thënë i riu që u arrestua disa orë pas ngjarjes tragjike.

Mësohet se ai ka shfaqur pendesë për aksidentin. Memollari njihej si tip problematik.

Ai u arrestua një vit më parë pasi tentoi të korruptonte një polic, i cili e ndaloi për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Në faqen e tij në Facebook, Memollari kishte postuar video teksa i jepte makinës me shpejtësi rreth 200 km/orë, si dhe foto ku ai shfaqej duke marrë kokainë.