Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. K., 53 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. Xh., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa targa dhe leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.