Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç. B., 27 vjeç, të ndodhur më 12 shkurt 2019 në qendër të qytetit të Kavajës.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, i cili pas ngjarjes u larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

Policia ka këqyrur pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, si dhe ka gjetur edhe fenerin e dëmtuar nga përplasja me biçikletën me të cilin autori ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.