Policia e Durrësit ka arrestuar 22-vjeçari D.K.
Një ditë më parë, i riu ka aksidentuar biçiklistin 57-vjeçar, F.B., në aksin Xhafzotaj-Shijak. Pas plageve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





