Policia e Korçës ka vënë në pranga 27-vjeçarin, i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje 65-vjeçaren dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.
Sipas asaj që bën të ditur policia në pranga ka rënë 27-vjeçari me iniciale G. M., banues në Dërsnik, Korçë.
Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.
“Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit. Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë.
Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte. Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij”, njofton Policia.