Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përplasur për vdekje një 64-vjeçare. Policia e kryeqytetit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz ku bashkë me viktimën është aksidentuar edhe një 58-vjeçare e cila pas mjekimit në spital është larguar në banesë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë;”.