Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në fuqi vendimin “arrest shtepie” për shoferin, i cili përplasi për vdekje një këmbësor në datë 25 qershor 2021 në kryeqytet.

Masa e gjykatës u ndryshua nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” në datë 22 shtator të këtij viti.

Ndërkohë, Prokuroria u tërhoq nga animimi dhe sot Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për “arrest shtëpie” për shoferin në fjalë, i cili i shkaktoi vdekjen kembësorit me inicialet Q.K.

Ngjarja ndodhi pranë restorant “Diplomat” në Bulevardin “Bajram Curri”.