Policia e Durrësit ka arrestuar 28-vjeçarin që aksidentoi përvdekje pasditen e së dielës 68-vjeçarin te rruga e re e portit.
Aksidenti tragjik ndodhi në vendin e quajtur “Marfish”, ku automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin në rrugën e re të portit, me pasojë vdekjen e shtetasit R. M., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësorin, shtetasit L. K., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, informon sot policia e Durrësit.





