Arrestohet një shqiptar nga policia italiane, pasi ka aksidentuar për vdekje një 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielën në rrugën Via Casilina në Romë, ku një makinë dhe një motor u përplasën.

Sipas policisë italiane, 49-vjeçari shqiptar duke drejtuar makinën top “Ford” kishte hyrë në krahun e kundërt të rrugës në kohën që ndodhi aksidenti.

Mediat italiane raportojnë se pas përplasjen shqiptari kishte lënë automjetin në vendngjarje dhe më pas ishte larguar në këmbë. Ishin dëshmitarët në vendngjarje ata që njoftuan policinë dhe më pas kjo e fundit e nisi kërkimet për identifikimin e shoferit, që rezultoi se ishte 49 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shqiptari akuzohet për veprën penale të vrasjes.