Një aksident ka ndodhur në Vlorë, ku një automjet tip “BMW” ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ishte kalimtar.

Policia njoftoi se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit, E.H 38 vjeç. 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.