Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin B. M., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Ngurrëz, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, ka aksidentuar një shtetas të mitur. 

Sipas policisë,  15-vjeçari që po lëvizte me biçikletë në momentin e aksidentit. Mësohet se i mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.