Arrestohet 30-vjeçari që aksidentoi të moshuarën një ditë më parë në Durrës.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin T. B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. K., 78 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Aksidenti ndodhi në Spitallë pranë vijave të bardha.
Gjithashtu një tjetër aksident raportohet nga Durrësi, ku shtetasi Q. B., 68 vjeç, banues në Shënavlash, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 68-vjeçari u arrestua.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI EDHE: