Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze 11-vjeçare ka ndodhur dje në Arameras të Fushë-Krujës.
22-vjeçari nga Fushë-Krujë, D. Cela, duke drejtuar mjetin tip “BMW” pa targa, ka aksidentuar këmbësoren R.G. banuese në Arameras. Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:30 dhe i riu është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Autori është kapur dhe arrestuar më pas nga policia, pas veprimeve hetimore të kryera nga uniformat blu në identifikimin e tij.
Për të dëmtuarën raportohet se ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.





