Një 31-vjeçare nga Durrësi është aksidentuar nga një mjet i pa identifikuar, ndërsa po lëvizte me biçikletë një ditë më parë në lagjen nr.17, në rrugën “Glaukia”.

Famirësisht shtetasja S.B., pas mjekimit në spital është larguar për në shtëpi, pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Nga ana e saj, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e shoferit shkaktar të aksidentit.

Ky i fundit u largua menjëherë nga vendngjarja, pa i ofruar ndihmën e parë të aksidentuarës.