Policia e Durrësit ka arrestuar 31-vjeçarin N. M., banues në Shënavlash, pasi ka shkaktuar një aksident duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ai ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin C. V., 43 vjeç, ku ndodhej pasagjere edhe shtetasja D. V., 40 vjeçe. Të dy janë dëmtuar lehtë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan shtetasin N. M., 31 vjeç, banues në Shënavlash, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin C. V., 43 vjeç, banues në Shënavlash, dhe eshtë larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e përplasjes janë demtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja D. V., 40 vjeçe, që udhëtonte me të.





