Një 28 vjeçar ka rënë në pranga, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur një këmbësor tek ish-Dogana në Tiranë,.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale J. M..

Personi në fjalë aksidentoi një këmbësor, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

“Më datë 03.02.2021, rreth orës 17:20, tek Ish- Dogana, mjeti me drejtues shtetasin J. M., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njoftoi policia në lidhje me aksidentin.