Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Elbasan.
Një automjet ka përplasur një këmbësorin I.B. 74-vjeç banues në Fushë Labinot.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë është larguar nga vendngjarja dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.
Njoftimi i policisë
Më date 01.03.2018, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, një mjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin shtetasin I.B., 74 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë dhe më pas është larguar.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.





