Aksidenton për vdekje një fëmijë 7 vjeç, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sipas burimeve të policisë së Durrësit, efektivët e Komisariatit të Krujës kanë arrestuar shtetasin Erjon Laska 23 vjeç, banues në  Fushë-Krujë.

Ky shtetas ka aksidentuar ditën e sotme, në segmentin rrugor Bubq-Mozhë, 7 vjeçaren A.D. banuese në fshatin Mazhe, Krujë.

Laska ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Ford Puma, me targa DR 2273 E, në fshatin Mozhe kur ka ndodhur aksidenti tragjik.

E mitura ka ndërruar në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.