Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmijë vetëm 4 vjeç, pasditen e sotme në zonën e plazhit në Durrës.

Policia njofton se në lagjen nr.13 Plazh, Durrës një mjet tip Opel me targa Zvicre BE767006, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar një fëmijë të mitur me iniciale B.B. 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Efektivët e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.