Mbrëmjen e sotme, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit bën të ditur se efektivët kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.