Dy persona janë aksidentuar ditën e sotme në kryeqytet, teksa pas aksidentit drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendngjarja.

Rasti i parë i aksidentit është regjistruar rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Burime nga policia bënë me dije se një mjet tip “Fuoristrade” ka aksidentuar shtetasin me inicialet A. D., 55 vjeç duke u larguar nga vendngjarja më pas. Ndërkaq, mësohet se 55-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rasti i dytë është regjistruar rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, po në kryeqytet.

Dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve.