Policia e Shtetit ka arrestuar Bledar Muçën, i cili akuzohet se ka përplasur me makinë, efektivin e policisë së burgjeve, Hekuran Pishën teksa ky i fundit po qarkullonte me motor.
Bledar Muça, është një emër jo pak i njohur në Elbasan, pasi është arrestuar disa herë për ngjarje të rëndë dhe është liruar nga gjykata. Ndërsa efektivi i policisë momentalisht ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.
Muça është dënuar me 2 vite burg nga gjykata e Elbasanit, pasi akuzohej se kishte qëlluar me armë ndaj dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit teksa këta të fundit po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça njihet si një mik shumë i afër me familjen “Çapja”.
Njoftimi i policisë Elbasan:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
B.M., 41 vjeç, dhe H.P.,43 vjeç, banues në Elbasan , arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B.M., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin H.P., si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.





