Policia e Sarandës ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e djeshme, ku ka sekuestruar një sasi kanabisi.

Mësohet se janë shoqëruar 12 persona në komisariat, ndërsa paraprakisht mësohet se janë sekuestruar rreth 20 kg kanabis sativa.

Gjithashtu disa automjete janë bllokuar nga uniformat blu. 

Hetimet janë duke vijuar, ndërsa në vijim priten të bëhen publike të tjera detaje.