Një aksion i policisë dhe prokurorisë së Tiranës, ka sjellë sekuestrimin e një sasie prej 1 kg kokainë në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet.

Aksioni është në vijim e sipër, ku deri në këtë fazë janë arrestuar tre persona, teksa njëri prej tyre mësohet të jetë kapur në flagrancë.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, është në vijim e sipër të hetimit të këtij rasti të shpërndarjes dhe tregtisë së lëndëve narkotike të llojit kokainë në Tiranë.

Rasti është zbuluar përmes një agjenti të infiltruar të policisë, i cili është prezantuar si blerës i lëndës narkotike. Pazari me tre personat është bërë kundrejt një shume diku tek 30 mijë euro dhe në momentin kur palët do shkëmbenin kokainën dhe eurot, pikërisht në vendin ku e kishin lënë më parë të takoheshin, kanë ndërhyrë punonjësit e skuadrës së operacionale duke bërë arrestimin e tre personave.

Për momentin tre autorët e arrestuar P.Shyti, Xh.Ajasllari dhe E. Rakipi, akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit.