Policia e Pogradecit ka zhvilluar një aksion “blic” në qytet mbrëmjen e sotme.

Mësohet se kontrollet po bëhen me qëllim kapjen e personave në shpallur në kërkim, armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike.

Sipas të dhënave aksioni policor është organizuar për rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik.

Ky operacion policor po zhvillohet prej tre ditësh në qytetin e Pogradecit.